Hazard prinë në listën e transferimeve më të dobëta në histori te Realit

Tetë vite të jashtëzakonshme në Premierligë me Chelsean, ku fitoi trofe të shumtë dhe mori shumë çmime individuale.

Sport

04/02/2021 17:40

Askush nuk e ka menduar se sulmuesi Eden Hazard do ishte në formë kaq të tmerrshme te Real Madridi, por El Confidencial dhe Marca e vlerësojnë si transferimi më i dobët në histori të klubit madrilen, transmeton lajmi.net.

Hazard në vitin 2019 u transferua në “Santiago Bernabeu” për plotë 150 milionë euro, por rekordi i lëndimeve ka shkaktuar që Zinedine Zidane ta përdorë shumë pak.

Ai ka bërë vetëm 35 paraqitje duke shënuar katër gola, ndërsa lëndimi më i fundit do e mbajë jashtë fushe për katër deri në gjashtë javët e ardhshme.

Ish ylli i “Bluve” ka regjistruar më shumë lëndime (10) se sa asistime (9) dhe thuhet se Reali ka nisur ta humb durimin.

Nëse bazohemi në statistikat momentale, Hazard është në listën e transferimeve më të dobëta te Realit se bashku me lojtarët e tjerë, si Jonathan Woodgate që shënoi autogol dhe u ndëshkua me të kuq në debutim, ish ylli i Chelseas, Arjen Robben dhe Gareth Bale.

Tjerë superyje që në të kaluarën ishin dështim i plotë, janë edhe Roberto Prosinecki, Elvir Baljic se bashku me transferimet e shtrenjta si Kaka dhe Asier Illarremendi.

Kaka gjithashtu u transferua në “Bernabeu” për një pagë të lartë, por shihet si transferim jo i duhur. Sidoqoftë, rekordi i 29 golave në 120 ndeshje nuk shihet i keq, duke konsideruar se në atë kohë në skuadër ishte edhe Cristiano Ronaldo.

Pra, Hazardit i duhet të bëjë shumë më shumë që të largohet nga Reali siç duhet, kuptohet nëse “Galaktikët” i besojnë edhe për një edicion dhe nuk e shesin në verë./Lajmi.net/