Hazard nuk stërvitet, rrezikon paraqitjen ndaj Atalantas

Futbollisti i Real Madridit, Eden Hazard, nuk është paraqitur në stërvitje.

Sport

15/03/2021 11:38

Sipas “Marca”, Hazard nuk ka qenë i pranishëm në stërvitje, të paktën 15 minutat e para kur mediat ishin të lejuara të filmonin, transmeton lajmi.net.

Sipas artikullit, belgu rrezikon paraqitjen ndaj Atalantas, por arsyeja nuk dihet përse mungoi, shkaku i lëndimit apo ndonjë problem tjetër.

Deri tani nuk ka ndonjë raport mjekësor nga “Los Blancos” që konfirmon mungesën e Hazard, por ai nuk duket i gatshëm të luajë 90 minuta.

30 vjeçari ka regjistuar 646 minuta dhe ka shënuar tre gola./Lajmi.net/