Hazard: City ka ekip më të mirë se ne
Eden Hazard thotë se Manchester City ka ekip më të mirë se Chelsea. Mirëpo, mesfushori belg është i mendimit se edhe Blues janë në luftë për titull të kampionit në Premierligë. Aktualisht, ekipi nga Stamford Bridge ka 66 pikë, 9 më shumë se Citizens (57), që kanë megjithatë tri ndeshje më pak të zhvilluara. “Manchester…
Sport
Eden Hazard thotë se Manchester City ka ekip më të mirë se Chelsea. Mirëpo, mesfushori belg është i mendimit se edhe Blues janë në luftë për titull të kampionit në Premierligë.
Aktualisht, ekipi nga Stamford Bridge ka 66 pikë, 9 më shumë se Citizens (57), që kanë megjithatë tri ndeshje më pak të zhvilluara.
“Manchester City do të jetë kampion nëse i fiton të gjitha ndeshjes. Mirëpo, ne duhet të jemi të gatshëm t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë”, theksoi përfaqësuesi belg për tabloidin britanik Daily Star.
“I kemi kualitetet e duhura për ta synuar pozitën e parë, por Manchester City mbetet favorit, sepse e ka një ekip më të mirë. Ne duhet të mundohemi t’i fitojmë të gjitha ndeshjet tona”, përfundoi Hazard, i cili është lojtari kryesor i ekipit të Jose Mourinhos këtë sezon.