Hazard: Ardhja e Ancelottit është mirë për mua

Sulmuesi i Real Madridit, Eden Hazard është ndarë i kënaqur me ardhjen e trajnerit Carlo Ancelotti.

Sport

02/06/2021 21:50

Tekniku italian mori drejtimin e “Los Blancos”, duke nënshkruar kontratë trevjeçare me “Los Blancos”, transmeton lajmi.net.

Ancelotti në konferencë për media vlerësoi lartë belgun, derisa edhe ky i fundit është ndarë i lumtur me ardhjen e trajnerit.

“Të gjithë në Madrid e dinë çfarë Ancelotti i ka sjell klubit. Me këtë grup ka fituar Ligën e Kampionëve dhe i njeh shumë lojtarët. E dimë që është trajner me eksperiencë”.

“Besoj që se bashku mund të bëjmë gjëra të mirë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Ancelotti gjithashtu konfirmoi se duhet ta redaktojnë skuadrën./Lajmi.net/