Haxhiu: Procesi i votimit për President nuk mund të nisë pa dy kandidatë të vlefshëm, e kemi vetëm Konjufcën

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se deri në momentin para nisjes së seancës për zgjedhjen e Presidentit në Kuvendi i Kosovës është pranuar vetëm një kandidaturë. Sipas saj, kandidati i vetëm është propozuar nga 30 deputetë nënshkrues, raporton lajmi.net Haxhiu theksoi se, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës,…

Lajme

04/03/2026 18:41

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se deri në momentin para nisjes së seancës për zgjedhjen e Presidentit në Kuvendi i Kosovës është pranuar vetëm një kandidaturë.

Sipas saj, kandidati i vetëm është propozuar nga 30 deputetë nënshkrues, raporton lajmi.net

Haxhiu theksoi se, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, procedura për zgjedhjen e Presidentit parasheh që të ketë së paku dy kandidatë të vlefshëm, në mënyrë që procesi i votimit të mund të fillojë.

“Në cilësinë e kryetares deri në këtë moment kam pranuar vetëm një kandidaturë për president. Me 30 nënshkim vv dhe disa deputet nga grupi multietnik Glauk Konjufcen kandidat për president. Procedura kërkon që në proces të jenë së paku dy kandidatë. Procesi i votimit nuk mund të fillojë,  pa u përmbushur ky kusht”, tha Haxhiu.

“Deputetët nuk janë vetëm përfaqësues politik të subjekteve por dhe të qytetarëve. Mosveprimi në një moment të tillë, ka pasoja të drejtpërdrejt  në përmbushjen e obligimeve kushtetuese. Derisa nuk janë dy kandidatë nuk mund të thërras seancë për zgjedhjen e presidentit”, tha ajo.

/Lajmi.net/