Haxhiu pranon letrat kredenciale të ambasadorit të Australisë në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të Australisë në Kroaci, me akreditim jorezident në Kosovë, Glenn Robert Morrison. Haxhiu i ka uruar Morrisonit mirëseardhje në Kosovë dhe sukses në detyrën e re, ndërsa ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që Australia i ka dhënë Kosovës gjatë…

Lajme

01/09/2026 15:43

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të Australisë në Kroaci, me akreditim jorezident në Kosovë, Glenn Robert Morrison.

Haxhiu i ka uruar Morrisonit mirëseardhje në Kosovë dhe sukses në detyrën e re, ndërsa ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që Australia i ka dhënë Kosovës gjatë luftës, njohjen e hershme të pavarësisë dhe përkrahjen e vazhdueshme pas vitit 2008.

Gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushën e ekonomisë, investimeve, arsimit, teknologjisë dhe sigurisë.

Haxhiu ka theksuar se, pavarësisht distancës gjeografike, Kosova dhe Australia kanë ndërtuar marrëdhënie të mira, të cilat sipas saj janë forcuar edhe nga komuniteti shqiptar që jeton në Australi.

Ajo ka vlerësuar gjithashtu progresin e Kosovës në forcimin e institucioneve dhe demokracisë, si dhe avancimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare./Lajmi.net/