Haxhiu: I jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese për procedurën e zgjedhjes së Presidentit
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu njoftoi se i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit. “Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu njoftoi se i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit.
“Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit”, deklaroi Haxhiu, transmeton lajmi.net.
Tutje ajo tha se lidhur me këtë, e ka njoftuar edhe Presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu./Lajmi.net/