lajmi.net

Haxhiu cakton seancën e Kuvendit për nesër në ora 09:00, pritet të votohet në lexim të parë Ligji për Specialen

Pas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka caktuar për nesër seancën plenare të Kuvendit të Kosovës. Seanca do të mbahet në orën 09:00. Më herët gjatë ditës, Grupi Parlamentar i LVV-së kishte dorëzuar kërkesë për mbajtjen e seancës, ndërsa Haxhiu tashmë ka caktuar kohën e mbajtjes së…

Lajme

04/10/2026 15:27

Pas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka caktuar për nesër seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Seanca do të mbahet në orën 09:00.

Më herët gjatë ditës, Grupi Parlamentar i LVV-së kishte dorëzuar kërkesë për mbajtjen e seancës, ndërsa Haxhiu tashmë ka caktuar kohën e mbajtjes së saj.

Ndërkohë, Komisioni për Legjislacion do të mblidhet nesër në orën 08:00 për të shqyrtuar projektligjin, pas ngarkimit të këtij komisioni me trajtimin e tij.