Havolli para Kuvendit të LDK-së: Të enjten partia vendos për veten, jo nën kontroll të “satelitëve” të PDK-së
Ish-drejtori i Drejtorisë së Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Havolli ka thënë se vendimi për të ardhmen e partisë duhet të merret nga vetë LDK-ja dhe jo, sipas tij, nën ndikimin e subjekteve të tjera…
Lajme
Ish-drejtori i Drejtorisë së Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Havolli ka thënë se vendimi për të ardhmen e partisë duhet të merret nga vetë LDK-ja dhe jo, sipas tij, nën ndikimin e subjekteve të tjera politike.
“Te enjten është dita ku LDK vendosë për LDK. E jo LDK të vendoset nën kontroll të satelitëve të PDK”, ka shkruar Havolli.
Kujtojmë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thirrur për të enjten Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë, ku pritet të diskutohet për zhvillimet e fundit dhe besimin brendapartiak ndaj tij. /Lajmi.net/