Mbi 120 shoferë nën ndikimin e alkoolit për 10 ditë në Gjakovë, Policia shqipton 1580 gjoba

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka intensifikuar kontrollet në trafik gjatë 10 ditëve të fundit në kuadër të planeve operative “Alkooli” dhe “Vera 2026”, me synim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve. Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë kryer gjithsej 1,892 alkool-teste, ndërsa 123 drejtues mjetesh kanë rezultuar se po drejtonin automjetet nën ndikimin e alkoolit. Ndaj tyre është…

Lajme

28/07/2026 12:36

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka intensifikuar kontrollet në trafik gjatë 10 ditëve të fundit në kuadër të planeve operative “Alkooli” dhe “Vera 2026”, me synim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë kryer gjithsej 1,892 alkool-teste, ndërsa 123 drejtues mjetesh kanë rezultuar se po drejtonin automjetet nën ndikimin e alkoolit. Ndaj tyre është zbatuar masa mbrojtëse e konfiskimit të patentë-shoferit, sipas procedurave ligjore, transmeton lajmi.net.

Përveç kësaj, zyrtarët policorë kanë shqiptuar edhe 1,580 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut, përfshirë tejkalimet e pasigurta, tejkalimin e shpejtësisë, përdorimin e telefonit gjatë vozitjes, mosvendosjen e helmetës dhe kundërvajtje të tjera.

Në kuadër të zbatimit të Planit Operativ “Vera 2026”, Policia ka identifikuar edhe dy raste të posedimit të substancave narkotike, si dhe një rast të armëmbajtjes pa leje.

Policia Rajonale e Gjakovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, duke theksuar se kujdesi dhe përgjegjësia në rrugë janë thelbësore për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë.

Njoftimi i plotë:
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë vazhdon të mbetet e përkushtuar në ngritjen e sigurisë rrugore
Gjakovë, 28 korrik 2026
Në periudhën e fundit 10 ditore, zyrtarët policorë në kuadër të zbatimit të Planeve Operative “Alkooli” dhe “Vera 2026”, kanë realizuar aktivitete shtesë vetëdijësuese, parandaluese dhe ndëshkuese, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.
Gjatë zbatimit të këtyre planeve operative janë realizuar 1892 alkool teste, nga të cilat 123 drejtues të mjeteve kanë rezultuar duke e drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, ndaj të cilëve është zbatuar masa mbrojtëse e patentë shoferit. Gjithashtu, janë shqiptuar dhe 1580 gjoba të tjera për kundërvajtje të ndryshme në trafik si: tejkalimet e pa sigurta,tejkalimi i shpejtësisë, përdorimi telefonit, mos vendosja e helmetes dhe kundërvajtje të tjera.
Në kuadër të implementimit të Planit Operativ “Vera 2026”, janë identifikuar edhe dy (2) raste të posedimit të narkotikëve dhe një (1) rast i armëmbajtjes pa leje.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafikun rrugor që të respektojnë rregullat e trafikut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore./lajmi.net/