Familja Gjeli distancohen nga ‘‘Lule Gjeli’’: S’është nga familja jonë, distancohemi nga ato qëndrime

Familja Gjeli kanë bërë të ditur se nuk kanë lidhje me profilin ‘‘Lule Gjeli’’ në Facebook. Naim Gjeli, nga kjo familje, i cili është anëtar i kuvendit komunal në Drenas, për T7, në Kosova Live, ka thënë se ata distancohen nga qëndrimet e bëra nga ky profil në Facebook. ‘‘Kemi pas thirrje para shumë viteve,…

Lajme

28/07/2026 12:53

Familja Gjeli kanë bërë të ditur se nuk kanë lidhje me profilin ‘‘Lule Gjeli’’ në Facebook.

Naim Gjeli, nga kjo familje, i cili është anëtar i kuvendit komunal në Drenas, për T7, në Kosova Live, ka thënë se ata distancohen nga qëndrimet e bëra nga ky profil në Facebook.

‘‘Kemi pas thirrje para shumë viteve, sepse ky profil ka kohë që përdoret. Në familjen tonë nuk ka emër të tillë, ne distancohemi nga ky profil jo i vërtetë, distancohemi nga qëndrimet e këtij profili ‘’, ka thënë ai.

Ndryshe, ditëve të fundit ‘‘Lule Gjeli’’, ka qenë në qendër të debateve pasi që i njëjti profil njihet për gjuhen e ashpër të përdorur ndaj figurave të ndryshme politike, që kryesisht janë nga partitë e opozitës.