Zelensky arrin në ShBA, pritet të takohet me Trumpin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pritet të zhvillojë takime me presidentin amerikan Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë të administratës amerikane. Sipas mediave ukrainase, Zelensky prioritet kryesor do ta ketë forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, veçanërisht kundër raketave balistike, si dhe thellimi i bashkëpunimit strategjik…

Bota

28/07/2026 12:07

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pritet të zhvillojë takime me presidentin amerikan Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë të administratës amerikane.

Sipas mediave ukrainase, Zelensky prioritet kryesor do ta ketë forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, veçanërisht kundër raketave balistike, si dhe thellimi i bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.

Në kuadër të vizitës, Zelensky pritet të marrë pjesë edhe në një ceremoni përkujtimore për senatorin Lindsey Graham, duke vlerësuar rolin e tij në çështjet e sigurisë transatlantike.

Takimet mes liderëve pritet të përqendrohen në ndihmën ushtarake për Ukrainën, bashkëpunimin mes Kievit dhe Uashingtonit, si dhe zhvillimet e fundit në luftën që po vazhdon.