Hashim Thaçi: Vonesat për liberalizimin e vizave rrezikojnë Kosovën
“Unë nuk besoj se do të ketë vonesa. Ndonjë vonesë eventuale nga Bashkimi Evropian paraqet rrezik për Kosovën, paraqet një sfidë të panevojshme, sepse çdo vonesë nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën është një ushqim për frymën ekstremiste, radikale por edhe për nacionalizmin”, tha Thaçi.
Lajme
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se çdo vonesë në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, është ushqim për frymën ekstremiste, radikale dhe nacionale në vend. Tha se një sfidë e tillë për vendin është e panevojshme.
“Unë nuk besoj se do të ketë vonesa. Ndonjë vonesë eventuale nga Bashkimi Evropian paraqet rrezik për Kosovën, paraqet një sfidë të panevojshme, sepse çdo vonesë nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën është një ushqim për frymën ekstremiste, radikale por edhe për nacionalizmin”, tha Thaçi për RTK-në.
Në anë tjetër, ministri Çollaku ka thënë se kosovarët do të udhetojnë pa viza në vjeshtë: