Harry Kane golashënuesi i dytë më i mirë në kombëtaren e Anglisë
Harry Kane barazoi rekordin e legjendës Bobby Charlton, si golashënuesi i dytë më i mirë në histori të kombëtares angleze.

Sport
Ylli i Tottenham, Kane, pas golit që shënoi nga pika e bardhë, në fitoren 2:1 të Anglisë ndaj Zvicrës, u bë golashënuesi i dytë më i mirë i kombëtares.
Në minutën e 78` të ndeshjes, Kane shënoi golin e 49, me kombëtaren e Anglisë.
Listën e golashënuesit e kryeson Wayne Rooney, i cili ka gjithsej 53 gola me kombëtaren, transmeton lajmi.net.
Kur sulmuesi i Tottenham, u pyet se a e mendon ta thyej rekordin e Rooney, si golashënuesi më i mirë i Anglisë, ai u përgjigj:
“Do të doja ta thyeja atë rekord. Shpresojmë që me lojërat që kemi këtë vit, kjo do të jetë e mundur”, ishin fjalët e Kane.
Kane në gjithsej 68 ndeshje me kombëtaren angleze, ka shënuar 49 gola dhe ka dhuruar 14 asistime. /Lajmi.net/
5️⃣3️⃣ @WayneRooney
4️⃣9️⃣ @SirBobby
4️⃣9️⃣ @HKaneThe skipper is now joint-second on the #ThreeLions' all-time goalscoring list! ? pic.twitter.com/7aUSVlI4SP
— England (@England) March 26, 2022