Haradinaj uron Shqipërinë për hapjen e kapitujve të negociatave me BE-në: Të priftë e mbara Shqipëri
Kreu i i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka uruar Shqipërinë hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian. Përmes një reagimi, Haradinaj tha se Shqipëria po bën hapa të mëdhenj në politikën e saj të jashtme, duke hapur kështu edhe grupkapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në…
Lajme
Kreu i i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka uruar Shqipërinë hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian.
Përmes një reagimi, Haradinaj tha se Shqipëria po bën hapa të mëdhenj në politikën e saj të jashtme, duke hapur kështu edhe grupkapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në BE.
“Shqipëria po bën hapa të mëdhenj në politikën e saj të jashtme, duke hapur kështu edhe grupkapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në BE. Është kënaqësi e madhe të shohim shtetin amë të bëhet faktor kyç në rajon, duke treguar vendosmëri dhe vizion për integrim. Besoj fuqishëm se do të jenë zë edhe për ne, në rrugëtimin tonë drejt integrimit euro-atlantik.Të priftë e mbara tutje, Shqipëri”, shkroi Haradinaj.