Haradinaj thotë se kushdo që qëndron në sallë për Presidentin pa marrëveshje politike është i shitur
Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka thënë se kushdo që qëndron në sallë për votimin e presidentit pa marrëveshje politike është i shitur. Ai tha se kanë insistuar të kenë 30 nënshkrime për të pasur një kundër kandidat. “Kushdo që rrin sallë pa marrëveshje politike është i shitur, përsërit s’ka bërë kalkulime politike, por individuale”,…
Lajme
Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka thënë se kushdo që qëndron në sallë për votimin e presidentit pa marrëveshje politike është i shitur.
Ai tha se kanë insistuar të kenë 30 nënshkrime për të pasur një kundër kandidat.
“Kushdo që rrin sallë pa marrëveshje politike është i shitur, përsërit s’ka bërë kalkulime politike, por individuale”, tha ai në T7.
“Ne kemi insistu që t’i kemi 30 nënshkrime dhe të jemi kundërkandidat, shpresoj ta gjejmë mirëkuptimin. Nëse viktimizohet dikush, Ramushi është shpreh i gatshëm”, ka thënë Haradinaj.