Haradinaj takon Clark-un: Kosova përherë do ta kujtoj dhe respektoj vendimin tuaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Wesley Clark, ish-komandantin suprem i forcave të bashkuara të NATO-së për Evropë.

Lajme

12/06/2019 19:14

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka takuar ish-komandantin suprem i forcave të bashkuara të NATO-së për Evropë, Wesley Clark.

Në këtë takim, Haradinaj e ka falënderuar ish-komandantin Clark për vendimin që ka marrë për Kosovën dhe theksoi se kosovarët asnjëherë nuk do ta harrojnë vendimin e tij, shkruan lajmi.net.

Haradinaj po ashtu ka theksuar se, NATO-ja e ka vendin e përhershëm në Kosovë dhe Kosova në NATO.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Intervenimi i NATO-s dhe çlirimi i Kosovës janë akte që çdo qytetarë i Kosovës i kujton dhe i respekton me nderim të madh.

Në takim me Wesley Clark, ish-komandant suprem i forcave të bashkuara të NATO-së për Evropë, theksova se Kosova sot, ka arritë të çoj përpara agjendën euro-atlantike, ka forcuar sistemin e saj të sigurisë dhe ligjit dhe po punon në vazhdimësi që të jetë partner i aleatëve tanë strategjik.

E falenderova për angazhimin e ri, në projekte për zhvillim ekonomik dhe mundësi investimi në Kosovë, ku i shpreha përkushtimin e vendit për partneritet afatgjatë.

NATO-ja e ka vendin e përhershëm në Kosovë dhe Kosova në NATO dhe Ju Gjeneral Clark do të mbeteni gjithmonë në kujtesën tonë si njeriu i shpresës dhe shpëtimit!. /Lajmi.net/