Haradinaj publikon dëshmi për “praninë e serbëve në Trainkos”: Fol kryeministër, çka është kjo?

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj ka shkruar në lidhje me ndërmarrjen publike “Trainkos”. Ai ka thënë se ka shumë dëshmi që e vërtetojnë prezencën e serbve nga Serbia në emër të ekpertizës në këtë ndërmarrjen. “Kryeshefi e mohonte, sepse nuk besonte se do t’i dilnin faktet! Shihni foton dhe emailin! Fol, Kryeministër! Çka është kjo?…

Lajme

24/08/2026 12:03

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj ka shkruar në lidhje me ndërmarrjen publike “Trainkos”.

Ai ka thënë se ka shumë dëshmi që e vërtetojnë prezencën e serbve nga Serbia në emër të ekpertizës në këtë ndërmarrjen.

“Kryeshefi e mohonte, sepse nuk besonte se do t’i dilnin faktet! Shihni foton dhe emailin! Fol, Kryeministër! Çka është kjo? Pas pak edhe video”, ka paralajmëruar Haradinaj.

Ai ka publikuar një automjet me targa të Serbisë te ndërmarrja “Trainkos”, si dhe një email të lëshuar nga ushtruesi ekzekutiv i ndërmarrjes Agron Statovci.

Në këtë email, thuhet se punonjësi Asdren Ademi i cili në faqen zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë ka komentuar se vagonët e Trainkos janë riparuar në Serbi, duhet të jap deklaratë me shkrim dhe të publikoj faktet dhe provat për atë që ka deklaruar.

Gjithashtu në këtë email thuhet se deri në përfundim të procedurave, Ademit i refuzohet kërkesa për pushim ditor apo vjetor. /Lajmi.net/

Email-i i plotë:

I nderuar z. Arian Budeci,

Bazuar në Rregulloren për krijimin e mardhënies së punës, Kodin e Etikës dhe detyrimet e punonjësve për mbrojtjen e reputacionit të ndërmarrjes, ju kërkoj që të ndërmerrni veprimet e nevojshme administrative për marrjen e deklaratës me shkrim nga punonjësi Asdren Ademi lidhur me komentin e publikuar në rrjetin social Facebook, në faqen zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, nga të cilat subencionohemi dhe mbajm përgjegjësi për shfrytëzimin e parasë publike.

Në komentin e tij ai pretendon se vagonët e Trainkos Sh.A. “janë riparuar në Serbi”. Duke qenë se ky është një pretendim i bërë publikisht, punonjësi duhet të paraqesë faktet dhe provat mbi të cilat e mbështet këtë deklarim, nëse rpetendon se ndërmarrja ka kryer riparimin e vagonëve në Serbi.

Deklarata dhe çdo provë e ofruar bashkë me vendimin marrje, nëse ekzistojnë elemente të shkeljes së detyrimeve të punës apo të Kodit të Etikës, dhe  sipas afateve të parapara me Rregullore, duhet të përcillen Zyrës së Kryeshefit.

Deri në përfundim të procedurave z. Asdren Ademit i refuzohet kërkesa për pushim ditor apo vjetor.

Agron STATOVCI
Ushtrues Ekzekutiv