Haradinaj: Për pesë vite, çdo ditë ka dal një aferë e re korruptive – Dubrava nuk ka kate të mjaftueshme për këta të korruptuar

Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj ka shkruar në lidhje me Dotën Botërore Kundër Korrupsionit. Ai ka thënë se kjo ditë e gjen Kosovën në kulmin e korrupsionit, shkruan lajmi.net. “Në pushtet kanë ardhur me këtë kauzë, “Do ta luftojmë korrupsionin”. Kanë kaluar pesë vjet dhe askush nuk është në burg, por po aq…

Lajme

09/12/2025 22:25

Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj ka shkruar në lidhje me Dotën Botërore Kundër Korrupsionit.

Ai ka thënë se kjo ditë e gjen Kosovën në kulmin e korrupsionit, shkruan lajmi.net.

“Në pushtet kanë ardhur me këtë kauzë, “Do ta luftojmë korrupsionin”. Kanë kaluar pesë vjet dhe askush nuk është në burg, por po aq pesë vjet ka që nuk ka ditë pa dalë ndonjë aferë korruptive, në të katër anët dhe kudo që ka prekur ky pushtet në krye”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se çdo ditë është nga një dosje e re për të akuzuarit për korrupsion.

“Është e vërtetë që Dubrava nuk ka kate të mjaftueshme për këta të korruptuar. Ju vjen dita”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i tij: