Haradinaj i reagon ashpër Edi Ramës: Merru me shpikjet tuaja brenda Shqipërisë, të dalin boll
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka reaguar ashpër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili sonte në një emision tha se problemi i demarkacionit ka qenë shpikje, duke aluduar në kundërshtimin që kishte Haradinaj.
Lajme
“Urime pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëve. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kjo është thyerja e parë e madhe ndërmjet Ramës dhe Haradinajt, si dhe reagimi i parë publik i një zyrtari të lartë të Kosovës për ndërhyrjet e Shqipërisë në punët e brendshme të Kosovës.
Lexoni edhe:
Rama: Çështja e Demarkacionit problem i shpikur, rrezikoi seriozisht Kosovën