Haradinaj harron ofendimet ndaj Elez Blakajt, thotë se prokurorët nuk duhet fyer

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë sot se askush nga politika nuk ka të drejtë të fyej apo sulmojë, policët, ushtarët e vendit, prokurorët e gjyqtarët.

Lajme

19/09/2019 10:23

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se respektimi i kësaj kategorie është obligim moral, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, Haradinaj duket se ka harruar ofendimet ndaj prokurorit të dorëhequr nga rasti “Veteranët”, Elez Blakaj.

Haradinaj nuk do t’i ndalte fjalët e rënda ndaj tij, duke e quajtur atë “hajn të pulave”.

Në një situatë ku ai mbante postin e kryeministrit, Haradinaj kishte thënë se Blakaj është treguar frikacak.

“Askush nga politika nuk ka të drejt të fyej apo sulmojë ushtarin aktiv, policin në detyrë, porkurorin dhe gjyqtarin në funksionet e tyre. Mbështetja ndaj tyre është obligim moral, ligjor e kombëtar i secilit prej nesh”, ka thënë ai. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

“Peder, hajn i pulave, mafi e mercenarë”, Haradinaj ofendues ndër vite ndaj zyrtarëve shtetëror