Haradinaj do të jetë bartës i listës së AAK-së, nuk e ndryshon qëndrimin për president

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se do të jetë bartës i listës së kësaj partie në zgjedhjet e 14 shkurtit, por nuk do të ndryshojë qëndrimin se i njëjti do të jetë vetëm kandidat për president dhe jo për kryeministër.

Lajme

14/01/2021 13:24

“AAK do të kontribuojë në Parlament dhe Qeveri, dhe me mua si president ta bëjmë Kosovën një shtet me të cilën krenohemi të gjithë dhe të bëhemi anëtarë të NATO-s dhe BE-së”, tha Haradinaj.

Ai tha se po garojnë me program qeverisës që i përgjigjet sfidave dhe me kandidatë me integritet.

Haradinaj ka prezantuar persona që i janë bashkuar Aleancës dhe të cilët do të jenë për herë të parë kandidatë për deputetë.

“Nesër do të paraqesim listën e plotë të kandidatëve ku dy të tretat janë të rinj”, tha Haradinaj.kp