Ministria e Bujqësisë njofton konferencë për nesër për sektorin e qumështit dhe sigurinë ushqimore

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se nesër, më 11 maj duke filluar nga ora 13:00, në objektin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), do të mbahet konferencë për shtyp lidhur me zhvillimet në sektorin e qumështit. Sipas njoftimit, në fokus të konferencës do të jenë masat institucionale për mbrojtjen e…

Lajme

09/05/2026 18:27

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se nesër, më 11 maj duke filluar nga ora 13:00, në objektin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), do të mbahet konferencë për shtyp lidhur me zhvillimet në sektorin e qumështit.

Sipas njoftimit, në fokus të konferencës do të jenë masat institucionale për mbrojtjen e konsumatorit, garantimin e sigurisë ushqimore dhe rritjen e transparencës në treg.

Në konferencë do të marrin pjesë ministri i Bujqësisë, Armend Muja, si dhe përfaqësues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.