Haziri kritikon VV-në: Për Vjosën dhe me Vjosën në zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë bërë fushatë dhe kanë mbledhur vota – kanë thënë Kurti kryeministër, ajo presidente
Ish deputeti i LDK-së, njëherësh nënkryetar i partisë, Lutfi Haziri, ka thënë se oferta për ministritë nga VV nuk u pranua pasi kishin shkuar për të mos për presidentin dhe jo për qeveri. Ai në një intervistë për Blic Interview me Astrit Gashin, ka thënë se familja Jashari s’ka dashur të jetë në politikë sepse…
Lajme
Ish deputeti i LDK-së, njëherësh nënkryetar i partisë, Lutfi Haziri, ka thënë se oferta për ministritë nga VV nuk u pranua pasi kishin shkuar për të mos për presidentin dhe jo për qeveri.
Ai në një intervistë për Blic Interview me Astrit Gashin, ka thënë se familja Jashari s’ka dashur të jetë në politikë sepse gjithmonë i ka rezistuar ofertave të tilla.
“Sepse ne kemi shkuar për të folur për president, jemi treguar bashkëpunues dhe kemi pasur vullnet për të arritur një marrëveshje me konsensus ose për marrëveshje politike LDK-LVV. Marrëveshja është ofruar për kuvend e qeveri, për president ka thënë unë e kam Glaukun, për konsensus ka thënë unë e kam Murat Jasharin. Muratin se ka pasur sepse familja Jashari ka rezistuar gjithmonë ofertave për pushtet, nuk është hera e parë, edhe në 2014 ka rezistuar, ne kemi dhënë përkrahje atëherë për Adem Demaçin por s’kemi bërë aventura të tilla, ta sjellim në Kuvend, pastaj të themi pse nuk e votuat”, ka theksuar Haziri.
Mirëpo, ai thotë se VV kurrë nuk i ka kërkuar 3 emra por e gjitha ka qenë për menaxhim të krizës.
Ai ka përmendur se Ramush Haradinaj në fillim është përmendur si kandidat për president por që nuk është shtyrë përpara iniciativa as nga vet AAK.
“Asnjëherë nuk i kanë kërkuar 3 emra. Aty ka qenë lëvizje për menaxhim të krizës, bashkë opozitës 3 emra, edhe AAK do të futej me një propozim. Ka pasur iniciativë që Ramushi të jetë kandidat për president, njëri prej emrave. Emri i parë që është përmendur nga kampi opozitar për president, në parimin e meritës, ka qenë Ramush Haradinaj. Nuk ka ecur fare, ka mbetur në atë nivel, as vet AAK nuk e ka shtyrë përpara. Jam njëri prej atyre që në politikë besoj se ose duhet të marrësh pjesë në proces, ose të shkaktosh proces politik, nuk mund të rrish në mes, sepse çka ka ndodhur në Kosovë në këto 2 vite e ca, proceset i ka shkaktuar Albin Kurti dhe ne jemi detyruar të biem në narrativën politike që është shkaktuar dhe kjo e fundit ka qenë e njëjta”, ka vlerësuar ish deputeti.
Haziri ka komentuar dhe mos kandidimin e Vjosa Osmanit për presidente, teksa thotë se e gjithë çështja ishte te emri konsensual, që Murat Jashari e kishte përkrahjen e të gjitha partive por jo edhe Osmani.
Mirëpo, sipas tij, VV dhe gjithë kandidatët për deputetë nga kjo parti, në zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë kërkuar dhe fituar vota në emër dhe për Vjosa Osmanin presidente.
“Në vitin e kaluar nuk kemi marrë pjesë në proces e as nuk kemi shkaktuar proces, askush. Pas 28 dhjetorit kemi marrë pjesë në proces për të zgjedhur presidentin por z.Kurti e ka zhvendosur agjendën për marrëveshje, edhe ajo është legjitime kur thotë “Unë e ftoj LDK-në, flasim për president, presidenti i takon një kandidati që e nxjerr VV, hajde flasim për pjesën tjetër të marrëveshjes për bashkëpunimit tonë”, por edhe kjo nuk ka ndodhur, kështu që po del që lufta më e madhe politike për frymën konsensuale duke përdorur emrin e familjes Jashari, ka ardhur për të zbutur, sanuar, reagimin në mos nominimin e Vjosa Osmanit. Për t’i thënë se është dikush që i ka të gjitha partitë prapa, ti nuk i ke të gjitha partitë prapa, ky është shpjegimi që ty mund të të mbështesë VV dhe LDK-ja por Murat Jasharin e mbështet PDK-ja, AAK-ja dhe të gjitha grupet tjera dhe kjo e shkaktoi, emri konsensual e largoi nominimin e Vjosa Osmanit në mandatin e dytë, edhe pse Vjosa e ka pasur mandat të premtuar, para 28 dhjetorit. Për Vjosën dhe me Vjosën në zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë bërë fushatë dhe kanë mbledhur vota, kanë thënë Albin Kurti është kryeministër, Qeveria Kurti 3, dhe Vjosa Osmani-Sadriu është presidente. Jopublikisht është mbledhur çdokund votë për Vjosa Osmanin, nga 110 kandidatë për deputetë është mbledhur në mënyrë aktive, në binomin e para 5 viteve, siç kemi qenë, ashtu do të shkojmë”, ka thënë Haziri.