Autoudha Prizren-Prishtinë është rikthyer në funksion të plotë dhe tashmë është e lirë për qarkullimin e automjeteve.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai ka bërë të ditur se pas menaxhimit të situatës në terren, qarkullimi është normalizuar plotësisht.
“Ju njoftojmë se autoudha Prizren–Prishtinë është e hapur dhe e lirë për qarkullimin e automjeteve”, ka deklaruar Bytyqi. /Lajmi.net/