Hap mbrapa nga Reali, barazon me Getafen

Real Madrid ka bërë një hap mbrapa në garën për titull duke barazuar në udhëtim te Getafe.

Sport

18/04/2021 22:53

“Los Blancos” zhvilluan ndeshje të mirë, por rezultati përfundimtar doli të jetë 0 – 0, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu edhe Getafe kishin disa super raste, por nuk i konkretizuan.

Një vendim nga ana e VAR-it bëri të kishte vërtetë dyshime te goli i anuluar i Mariano Diazit në fillimin e pjesës së parë.

Sidoqoftë ky barazim për Real Madridin është vërtetë hap mbrapa në garën për titull, të cilët tani janë tri pikë prapa liderit Atletico.

Nga ana tjetër, Getafe renditët në pozitën e 15-të me 31 sosh./Lajmi.net/