Hamza niset për t’u takuar me Kurtin: Kam mbështetjen e plotë të deputetëve të PDK-së, jemi të gatshëm të bisedojmë për çështjen e presidentit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka përfunduar mbledhjen në selinë e kësaj partie, ndërsa pas takimit ka folur kryetari i PDK-së, Bedri Hamza. Hamza ka thënë se qëndrimi i PDK-së për këtë çështje mbetet i pandryshuar. Sipas tij, fillimisht duhet të përfundojë procesi i miratimit të ligjit në Kuvend, në të gjitha fazat…

Lajme

03/10/2026 16:39

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka përfunduar mbledhjen në selinë e kësaj partie, ndërsa pas takimit ka folur kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.

Hamza ka thënë se qëndrimi i PDK-së për këtë çështje mbetet i pandryshuar. Sipas tij, fillimisht duhet të përfundojë procesi i miratimit të ligjit në Kuvend, në të gjitha fazat dhe komisionet përkatëse, transmeton lajmi.net.

“‘Qëndrimi i PDK është konsistent. Unë i falënderoj të gjithë deputetët e PDK për mbështetjen e plotë.”, u shpreh ai.

“Fillimisht duhet të aprovohet ligji dhe po e ritheksoj, të aprovohet në të gjitha nivelet, në dy leximet dhe në të gjitha komisionet”, tha Hamza.

Ai ka deklaruar se pas përfundimit të këtij procesi, PDK-ja është e gatshme të diskutojë për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

“Ne jemi të hapur që të bisedojmë për çështjen e presidentit. Ne besojmë që ligji duhet të aprovohet, vendi duhet të ketë president, e më pas të kthehemi në obligimet tona si deputetë”, u shpreh kreu i PDK-së.

Hamza bëri të ditur se pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PDK-së do të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar lidhur me këto çështje./lajmi.net/