Hamza: Jemi që presidenti të zgjidhet nga populli, por si munden deputetët të flasin pa i pranuar dokumentet?
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka deklaruar se kjo parti është për t’u zgjedhur presidenti direct nga populli, por se kanë pritur që Kosova të ketë zgjedhur shumë më herët presidentin e të mos vihet në këtë situatë kur në orët e fundit të mandatit, deputetët të sfidohen me një seancë të jashtëzakonshme pa material.…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka deklaruar se kjo parti është për t’u zgjedhur presidenti direct nga populli, por se kanë pritur që Kosova të ketë zgjedhur shumë më herët presidentin e të mos vihet në këtë situatë kur në orët e fundit të mandatit, deputetët të sfidohen me një seancë të jashtëzakonshme pa material.
“Është temë që meriton trajtim serioz institucional dhe politik.Cështja e zgjedhjes së presidentit nga populli është një temë e rëndësishme kushtetuese e që Meriton trajtim serioz institucional dhe politik. Amandamentimi i Kushtetutës në mënyrë joserioze.Seanca thirret për një çështje kaq të rëndësishme në 19:45 e materialet vijnë në ora 20:30.Si munden deputetët për një temë kaq të rëndësishme për aktin më të madh juridik të vendit të flasin pa i pranuar dokumentet”,deklaroi Hamza, transmeton lajmi.net.
“Në parim PDK ka qenë dhe është edhe sot e do të jetë që presidenti të zgjedhet direkt nga populli.Por kjo do një trajtim serioz, e kjo do të jetë e vendosur brenda kuadratit ligjor e brenda Kushtetutës.
Nuk është respektuar rregullorja e Kuvendit dhe s’është në drejtim me atë se cka thotë Kushtetuta.”./Lajmi.net/