Hamza bënë homazhe tek varrezat e Fehmi e Xhevë Lladrovcit: Ata tërë jetën ia kushtuan Kosovës

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka bërë homazhe tek varrezat e Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovcit në 26 vjetorin e vdekjes së tyre. Hamza përmes një postimi në Facebook ka cituar disa nga fjalët e Fehmi Lladrovcit në një përgjigje për një gazetar anglez. “A do të vdisnit për Kosovën?” –…

Lajme

22/09/2024 16:22

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka bërë homazhe tek varrezat e Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovcit në 26 vjetorin e vdekjes së tyre.

Hamza përmes një postimi në Facebook ka cituar disa nga fjalët e Fehmi Lladrovcit në një përgjigje për një gazetar anglez.

“A do të vdisnit për Kosovën?” – ishte pyetja e një gazetari anglez për Fehmi Lladrovcin, në vitin 1998. “Gjithqysh. Edhe me dëshirën më të madhe. Ai do të ishte fati më i madh i im i jetës!” – ishte përgjigjja e tij, e cila mbi të gjitha e dëshmonte vendosmërinë e UÇK-së për luftën që po përhapej gjithandej Kosovës.

“Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi – Lladrovci ishin të pandashëm, të pandalshëm dhe të pamposhtur. Si veprimtarë të shquar, ata tërë jetën ia kushtuan Kosovës, me organizime dhe përpjekje për liri e pavarësi, deri më 22 shtator 1998 kur ranë heroikisht në altarin e lirisë së bashku me bashkëluftëtarët Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka. Sot, në 26 vjetorin e rënies, bëmë homazhe te varrezat dhe nderuam sakrificën e tyre. Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë heronj të mëdhenj dhe figura emblematike të UÇK-së”, ka shkruar Hamza në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: