Hamza arrin në Presidencë për takim me Osmanin: Do t’i shqyrtojmë datat e propozuara

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza ka mbërritur në presidencë për takim konsultativ me presidenten Vjosa Osmani, lidhur me datën e zgjedhjeve të reja. Para mediave, Hamza tha se fillimisht do t’i shqyrtojë datat e propozuara, ndërsa theksoi se çdo vendim duhet të jetë në përputhje me rendin kushtetues dhe ligjor. “Do t’i shikoj cilat janë…

Lajme

06/03/2026 13:14

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza ka mbërritur në presidencë për takim konsultativ me presidenten Vjosa Osmani, lidhur me datën e zgjedhjeve të reja.

Para mediave, Hamza tha se fillimisht do t’i shqyrtojë datat e propozuara, ndërsa theksoi se çdo vendim duhet të jetë në përputhje me rendin kushtetues dhe ligjor.

“Do t’i shikoj cilat janë datat e propozuara. Sidoqoftë, mendoj se gjithçka do të vendoset në përputhje me rendin kushtetues dhe rendin ligjor, dhe ne jemi parti që e respektojmë rendin kushtetues dhe ligjin”, tha Hamza.