Halil Matoshi kritikon LDK-në: Mungesa nuk është pafajësi

Analisti Halil Matoshi ka kritikuar ashpër lidershipin e LDK-së për qëndrimin e tyre gjatë zhvillimeve të fundit politike dhe tensioneve në Kuvendin e Kosovës. Në një postim, Matoshi u është drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe presidentes Vjosa Osmani, duke i akuzuar se kanë munguar në përballjen me, siç i quan ai, sulmet ndaj…

Lajme

12/08/2026 21:31

Analisti Halil Matoshi ka kritikuar ashpër lidershipin e LDK-së për qëndrimin e tyre gjatë zhvillimeve të fundit politike dhe tensioneve në Kuvendin e Kosovës.

Në një postim, Matoshi u është drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe presidentes Vjosa Osmani, duke i akuzuar se kanë munguar në përballjen me, siç i quan ai, sulmet ndaj shtetit dhe rendit kushtetues.

“Ju nuk jeni knejpari me e mbrojtë demokracinë! Mungesa nuk âsht pafajësi!”, ka shkruar Matoshi.

Postimi i plotë:

Këto ditë kur demokracia kosovare po dridhet – ju lidership i LDKsë nuk po dokni knejpari!?
Lumir e Vjosë, ju jeni mshefë kur po sulmohet shteti kosovar 🇽🇰 dhe rendi i i tij kushtetues, nga ultranacionalistë që dalin nga shpellat e historisë; nga leninistë enverista t’zdralavt e maoista zgjebana!
Ju nuk jeni knejpari me e mbrojtë demokracinë!
Mungesa nuk âsht pafajësi!
Mos u ktheni ma!
Mshefuni se marre pasha bukën!