Ramadani: Personi që kërcënoi Haradinajn nuk është mërgimtar, VV-ja duhet të japë përgjegjësi
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar përgjegjësi nga Albulena Haxhiu dhe Avni Dehari lidhur me personin që sot, brenda Kuvendit të Kosovës, bëri thirrje për vrasjen e Ramush Haradinajt. Ramadani ngre pyetje se kush e ka ftuar këtë person në Kuvend, kush ia ka mundësuar hyrjen dhe nëse ai është njohur më herët nga…
Lajme
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar përgjegjësi nga Albulena Haxhiu dhe Avni Dehari lidhur me personin që sot, brenda Kuvendit të Kosovës, bëri thirrje për vrasjen e Ramush Haradinajt.
Ramadani ngre pyetje se kush e ka ftuar këtë person në Kuvend, kush ia ka mundësuar hyrjen dhe nëse ai është njohur më herët nga Vetëvendosje, raporton lajmi.net
“Ky gjakprishur dhe thirrës për vrasje nuk është mërgimtar. Pse e latë të hyjë në Kuvend sot? Apo, mos e ftuat ju? Shumë detaje do të dalin për këtë dhe për shumëkënd”, ka shkruar Ramadani.
Ai ka kërkuar përgjigje konkrete për pesë çështje:
Kush e ftoi këtë person në Kuvend?
Kush e lejoi një jo-mërgimtar të futet në Kuvend në ditën kur Kuvendi ishte i hapur për mërgimtarët?
A e njeh Vetëvendosje këtë person dhe si e njeh?
Me kë ka lidhje ky person dhe si u bë që Vetëvendosje e njeh?
Pse iu hap dera një personi që bëri thirrje për vrasje?
Ramadani paralajmëron se për këtë rast dhe për personat e përfshirë “shumë detaje do të dalin”./Lajmi.net/