Arrestohet personi që kërcënoi Ramush Haradinajn, Policia jep detaje

Është arrestuar personi i dyshuar për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Aksionin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj, i dyshuari është arrestuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë. Ndërkohë, ndaj të dyshuarit pritet të zhvillohet procedurë…

Lajme

12/08/2026 20:58

Është arrestuar personi i dyshuar për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Aksionin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, i dyshuari është arrestuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Ndërkohë, ndaj të dyshuarit pritet të zhvillohet procedurë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit./Lajmi.net/