Prokuroria nis hetimet për kërcënimin e një zyrtari policor sot gjatë zhvillimeve në Kuvend, kërkohen pamjet e kamerave

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprime hetimore lidhur me postimet në rrjetet sociale, përmes të cilave dyshohet se është kërcënuar një zyrtar policor. Prokurori kujdestar ka autorizuar Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të rastit, raporton lajmi.net…

Lajme

12/08/2026 22:01

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprime hetimore lidhur me postimet në rrjetet sociale, përmes të cilave dyshohet se është kërcënuar një zyrtar policor.

Prokurori kujdestar ka autorizuar Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të rastit, raporton lajmi.net

Në kuadër të hetimeve, Policia është autorizuar edhe për sigurimin dhe administrimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë në objektin e Kuvendit të Kosovës, me qëllim të mbledhjes së provave relevante.

Prokuroria ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Policinë, do të vazhdojë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit dhe sigurimin e provave, në përputhje me ligjin.

Komunikatë e plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë autorizon Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me kërcënimin ndaj zyrtarit policor
Prishtinë, 12 Gusht 2026 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se, lidhur me postimet e publikuara në rrjetet sociale, përmes të cilave dyshohet se është kërcënuar një zyrtar policor, prokurori kujdestar ka autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme (NJHP), që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të kësaj çështjeje.
Në kuadër të veprimeve hetimore, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për sigurimin dhe administrimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me qëllim të mbledhjes dhe sigurimit të provave relevante lidhur me këtë rast.
Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit si dhe sigurimin e provave të nevojshme, në përputhje me kompetencat dhe dispozitat ligjore në fuqi./Lajmi.net/