Bekë Berisha për mërgimtarin që kërcënoi Haradinajn: Është njeri i afërt i një UDB-ashi dhe funksionar i viteve 80-ta
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka publikuar një postim ku ngre akuza ndaj Skënder Llugiqit, duke pretenduar se ai është i afërt me Tefik Llugiqin, të cilin e quan “UDB-ash dhe funksionar të viteve ’80”. Në postim përmendet fakti që sot në Kuvend, mërgimtari Llugiqi kishte kërkuar pushkatimin e Ramush Haradinajt. Policia e Kosovës ka…
Lajme
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka publikuar një postim ku ngre akuza ndaj Skënder Llugiqit, duke pretenduar se ai është i afërt me Tefik Llugiqin, të cilin e quan “UDB-ash dhe funksionar të viteve ’80”.
Në postim përmendet fakti që sot në Kuvend, mërgimtari Llugiqi kishte kërkuar pushkatimin e Ramush Haradinajt.
Policia e Kosovës ka arrestuar sot Skënder Llugiqin, i dyshuar për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit dhe deputetit të AAK-së, Ramush Haradinajt.
