Hakimi: Dua të gdhendë emrin tim në historinë e PSG-së

Ylli i PSG-së, Achraf Hakimi ka zbuluar ambiciet lidhur me skuadrën franceze.

Sport

22/09/2021 10:05

Maroku kaloi te PSG verën e kaluar nga Inter për plotë 60 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Hakimi thotë se momentalisht çdo gjë është duke shkuar mirë te PSG dhe është shumë i lumtur në qytet.

“Është duke shkuar shumë mirë. Jam i lumtur në këtë qytet të pabesueshëm dhe skuadër të pabesueshme. Të gjithë janë të mirë me mua”.

“Doja ta dija dhe ta shijoja. Për tani, kam ngrënë darkë afër kullës së Ejfelit dhe kam ecur pak”.

Lojtari i dytë më i paguar nga Pochettino

Me 626 minuta që kur nisi sezoni, Hakimi është lojtari i dytë më i paguar nga Mauricio Pochettino (aq minuta ka edhe Presnel Kimpembe), vetëm pas Ander Herrera që ka 650 minuta.

Hakimi tutje thotë se synon të mbetet në histori të PSG-së.

“Jam i nderuar që kam nënshkruar me Parisin. Klubi i madh, historik dhe me ambicie. E dinë skuadrën e shkëlqyer që kemi, lojtarët që janë dhe ata që duan të vijnë”.

“Jam i lumtur që jam pjesë e klubit. Shpresoj të bëjë gjëra të mira dhe të mbetet emri im në histori. Do provojë të fitojë, të arrijë synime se bashku, të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm, personalisht dua ta gdhendë emrin tim në historinë e PSG-së”, nënvizoi ai./Lajmi.net/