Hailey Bieber qet në gjyq kirurgun që ia zbuloi operacionet

Hailey dhe Justin akuzojnë doktorin për shpifje.

ShowBiz

29/05/2020 12:24

Një kirurg në Beverly Hills, kishte publikuar në TikTok një video ku sugjeronte se Hailey Bieber kishte bërë disa intervenime në fytyrën e saj, dhe tani është paditur nga modelja dhe Justin Bieber, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.

Justin dhe Hailey kanë vendosur të hedhin Dr.Barret në gjyq për shpërndarjen e informacioneve të rreme, për prishje imazhi dhe shfrytëzim i famës së dyshes për qëllime komerciale.

Letra që i kanë dërguar avokatët doktorit me të gjithë shkeljet që ka bërë sipas tyre, kërkon që ai ose të heqë postimin për modelen dhe të bëjë një deklaratë publike ku i mohon pretendimet ose çështja do të zgjidhet nga palë të treta. /Lajmi.net/