Hadërgjonaj: E merituam fitoren, caku ka qenë vendi i dytë në grup  

Florent Hadërgjonaj ka folur pas ndeshjes që Kosova e fitoi 5-1 ndaj Qipros. Mbrojtësi anësor u përfshi në shumë inkursione që “Dardanët” patën në drejtim të portës kundërshtare. Vetë ai u shpreh i lumtur me fitoren. Caku ka qenë të përfundojmë në vend të dytë.Merituam fitoren, i kënaqëm tifozët. S’më paska ra në sy golat…

Sport

27/09/2022 23:08

Florent Hadërgjonaj ka folur pas ndeshjes që Kosova e fitoi 5-1 ndaj Qipros.

Mbrojtësi anësor u përfshi në shumë inkursione që “Dardanët” patën në drejtim të portës kundërshtare.

Vetë ai u shpreh i lumtur me fitoren.

Caku ka qenë të përfundojmë në vend të dytë.Merituam fitoren, i kënaqëm tifozët. S’më paska ra në sy golat në fund. Të pengon goli në fund, por edhe ne patëm shumë mundësi. Rezultati mund të ishte 8 ose 9  – 0”, përfundoi ai. /Lajmi.net/