Haaland thyen një tjetër rekord, bëhet futbollisti i vetëm i Premierligës që shënon 45 gola për vetëm një edicion

Manchester City e ka fituar betejën e parë ndaj Bayern Munichut në kryendeshjen e fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve. “Qytetarët” triumfuan bindshëm 3:0 kundër “bavarezëve” në stadiumin Etihad, shkruan lajmi.net. Kontribut në këtë fitore të madhe të Cityt ka dhënë edhe ylli i kësaj skuadre, Erling Haaland. “Bomberi” norvegjez shënoi golin e tretë me…

Sport

11/04/2023 23:20

Manchester City e ka fituar betejën e parë ndaj Bayern Munichut në kryendeshjen e fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

“Qytetarët” triumfuan bindshëm 3:0 kundër “bavarezëve” në stadiumin Etihad, shkruan lajmi.net.

Kontribut në këtë fitore të madhe të Cityt ka dhënë edhe ylli i kësaj skuadre, Erling Haaland.

“Bomberi” norvegjez shënoi golin e tretë me të cilin theu edhe një tjetër rekord.


Erling Haaland ka shënuar 45 gola në total deri më tani, më së shumti ndonjëherë nga një lojtar i Premierligës në një sezon të vetëm.

22-vjeçari iu bashkua Manchester Cityt verën e vitit të kaluar dhe ka kontratë me “Qytetarët” deri në qershor të vitit 2027./Lajmi.net/