Haaland, çelësi kyç që ndikon te Sterling për të rinovuar me Man Cityn

Përpjekjet e pasuksesshme te Manchester Cityt për të nënshkruar me Harry Kane vitin e kaluar, kanë ndikuar që Erling Haaland të bëhet 'shënjestra' kryesore.

Sport

13/10/2021 09:20

Trajneri Pep Guardiola kërkon një numër nëntë që nga largimi i Sergio Aguero për t’u rikthyer me formacionin e vjetër, transmeton lajmi.net.

Sipas Mirror, ardhja e Haaland, mund të ndikojë që edhe Sterling të rinovojë me gjigantin anglez.

Kontrata e Sterling skadon në vitin 2023 dhe për momentin negociatat kanë ngecur, ngase anglezi nuk është i lumtur me minutazhën e ulët.

Sidoqoftë, me ardhjen e një qendërsulmuesi, Guardiola mund t’i jep më shumë minuta sulmuesit, që arriti nivelin më të mirë në Kampionatin Evropianë pranë Kane.

Vlera në “Transfermarkt” e Sterling është 90 milionë euro, ndërsa Man City synon ta ‘blindojë’ për të mos e lejuar të largohet.

Barcelona është duke provuar ta huazojë këtë janar me opsion blerje, por për momentin s’ka asgjë konkrete./Lajmi.net/