Digjet garazha e shtëpisë së familjes së gazetarit Vudi Xhymshyti në Gjilan

Një garazh i një shtëpie është përfshirë nga zjarri në fshatin Livoç i Poshtëm të Gjilanit. Shtëpia është pronë e familjes së gazetarit Vudi Xhymshiti, ku ky i fundit e ka bër të ditur vetë përmes rrjetit të tij social, Facebook, raporton lajmi.net Brenda kësaj garazhe ndodhej edhe një veturë e viteve ’80, e cila…

Lajme

26/09/2026 19:33

Një garazh i një shtëpie është përfshirë nga zjarri në fshatin Livoç i Poshtëm të Gjilanit.

Shtëpia është pronë e familjes së gazetarit Vudi Xhymshiti, ku ky i fundit e ka bër të ditur vetë përmes rrjetit të tij social, Facebook, raporton lajmi.net

Brenda kësaj garazhe ndodhej edhe një veturë e viteve ’80, e cila është djegur nga zjarri që ka përfshirë garazhin.

Postimi i plotë i Vudy Xhymshitit:

NË 1999 E DOGJËN FORCAT E MILLOSHEVIQIT. SOT, SHTËPISË SË PRINDËRVE TË MI IU VU ZJARRI PËRSËRI.
Kjo është shtëpia e prindërve të mi të ndjerë. Sot është e djegur përsëri.
Në vitin 1999, këtë shtëpi e dogjën forcat serbe të regjimit të Millosheviqit, gjatë fushatës së dokumentuar të dëbimeve, vrasjeve dhe djegies së pronave shqiptare në Kosovë.
Tash, dekada më vonë, dikush i ka vënë zjarrin përsëri. Për mua, ky sulm lidhet drejtpërdrejt me punën time si gazetar dhe me përpjekjen për të më frikësuar e heshtur.
Nuk do ta akuzoj pa prova askënd se ia ka vënë flakën shtëpisë. Por për klimën e urrejtjes dhe linçimit ndaj meje do t’i mbaj publikisht përgjegjës të gjithë ata që e kanë ushqyer urrejtjen ndaj meje: drejtues të veteranëve të luftës, përfshirë Hysni Gucatin, figura të larta të PDK-së, përfshirë Elmi Reçicën eksponentë të AAK-së si Dardan Krasniqi që nuk ka lënë thuajse prezantim televiziv pa e përmendur emrin tim me insinuata vrasëse ndaj meje, dhe secilin që ka shënjestruar emrin tim për shkak të punës sime si gazetarë.
Serbia dikur na digjte shtëpitë për të na dëbuar. Sot, kushdo që po e përdor zjarrin dhe frikën për ta heshtur një gazetar po e përdor të njëjtën gjuhë të terrorit.
Pyetja është shumë e thjeshtë: a kemi autoritete në Kosovë, dhe a do ta hetojnë këtë sulm siç duhet?
UNË NUK DO TË NDALEM./Lajmi.net/