Gundogan ‘tradhton’ Barcelonën, shkon në Bayern

Mesfushori i Borussia Dortmund, Ilkay Gundogan nuk do të transferohet në Barcelonë, por në Bayern Munich.

Sport

29/05/2015 22:44

Mesfushori i Borussia Dortmund, Ilkay Gundogan nuk do të jetë përforcim i ardhshëm i Barcelonës.

Reprezentuesi gjerman do të transferohet tek rivali i Bundesligës, Bayern Munich, ka bërë të ditur e përditshmja sportive gjermane “Sport Bild”.

Gjiganti bavarez është i gatshëm të paguajë 20 milionë euro dhe të ofrojë një futbollist të ri në Dortmund në shkëmbim për Gundoganin, i cili ka konfirmuar se nuk do ta vazhdojë kontratën e tij që skadon më 2016.

Në Bayern ai do të bashkohet me dy ish bashkëlojtarë të tij nga Dortmund, Mario Gotze dhe Robert Lewandowski.