Guardiola vendos për Sanen

Pep Guardiola ka folur rreth situatës së sulmuesit anësor Leroy Sane, për të cilin ka thënë se të gjithë duan që ai të qëndroj te Manchester City.

Sport

20/07/2019 11:56

E ardhmja e yllit gjerman është në udhëkryq pasi ai nuk është i lumtur me kohën e luajtur te City.

Situata e krijuar nga ai ka bërë që gjiganti gjerman, Bayern Munich të mendoj transferimin e tij në Allianz Arena.

Megjithatë, drejtuesit dhe trajneri i Cityt, Guardiola, nuk janë të interesuar të lejojnë largimin e lojtarit të tyre pasi iu pëlqen loja e Sane.

“Ne duam që ai të qëndrojë. Shpresojmë se ai mund të qëndrojë këtë sezon dhe një tjetër e një tjetër, prandaj i ofruam atij një kontratë të re”.

“Unë e dua atë, ka cilësi të veçanta. Ne luajmë nga krahët dhe kemi nevojë për sulmues anësor të veçantë, por është vendimi i tij”.

“Është e njëjtë me atë që ndodhi me Jadon Sanchon. Ne e duam atë, po japim gjithçka, por në fund, nëse ai nuk dëshiron, çfarë mund të bësh? Asgjë”, ka thënë Guardiola.