Guardiola po e transferon ish-yllin e Bracelonës te Man City

Pep Guardiola është shumë afër të ribashkohet me një lojtar të tij.

Merkato

06/02/2019 09:04

Pep Guardiola po e transferon Dani Alvesin nga PSG-ja.

Trajneri spanjoll dhe mbrojtësi brazilian ishin së bashku te Barcelona, ndërsa tani po ribashkohen te Manchester City, përcjell lajmi.net.

Alves është jashtë shërbimeve të PSG-së, andaj ka filluar bisedimet me Guardiolan që të transferohet në Etihad Stadium.

Braziliani ka luajtur në Spanjë, Itali dhe Francë, ndërsa tani dëshiron ta testojë veten edhe në Angli, e që me shumë gjasë trajneri i Manchester Cityt do ta transferojë atë me parametra zero. /Lajmi.net/