Guardiola: Më pëlqen ta luaj Fernandinhon në mbrojtje

Pep Guardiola ka sqaruar vendimin e tij për ta luajtur brazilianin Fernandinho në qendrën e mbrojtjes.

Sport

02/12/2019 16:19

Zgjedhja e Guardiolas për fazën defensive ka qenë mjaft interesante këtë edicion, pas lëndimit të Aymerick Laporte, pasi spanjolli ka vendosur ta luajë mesfushorin brazilian, Fernandinho, në qendër të mbrojtjes.

Trajneri spanjoll ka bërë të ditur se i pëlqen mënyra e lojtarit se si luan në mbrojtje.

“Sepse më pëlqen Dino (Fernandinho) në atë pozicion. Tani, kjo është arsyeja pse ai luan” ka thënë Guardiola, i pyetur për zgjedhjen e tij, transmeton lajmi.net.

Manchester City ka hasur në vështirësi që ta mbajë portën e paprekur në ndeshjet e fundit, pikërisht si pasojë e shumë dëmtimeve në fazën defensive. /Lajmi.net/