Guardiola konfirmon: Nuk do të transferojmë Messin

Pas konfirmimit të lajmit se Lionel Messi përfundimisht do të largohet nga Barcelona, menjëherë kanë nisur zërat për skuadrat që mund të nënshkruajnë me argjentinasin.

Sport

06/08/2021 15:00

Pep Guardiola ka mohuar se ata do të nënshkruajnë me Lionel Messin këtë verë, pasi sipas tij ata tashmë e kanë blerë Jack Grealish dhe edhe numri 10 do t’i takoj atij.

“Ne shpenzuam në Jack Grealish dhe ai do të bartë numrin 10 sepse ne kemi besim në të.. dhe mendova se Messi do të qëndronte. Tani Messi nuk është në planet e tona”, ka theksuar Guardiola.

PSG duken skuadra më serioze deri tani në nënshkrimin e Lionel Messit, kanë raportuar mediumet më të mëdha botërore.

Ndër të tjera, Guardiola ka theksuar gjithashtu se janë 2-3 lojtarë që dëshirojnë të largohen nga klubi anglez, përfshi këtu Bernardo Silvën. /Lajmi.net/