Guardiola komenton mungesën e Walker në listën e Anglisë

Pep Guardiola ka komentuar mungesën e emrit të Kyle Walker në listën e Anglisë, për dy ndeshjet e tetorit.

Sport

04/10/2019 22:19

Anglia do të vazhdojë rrugëtimin e saj drejt Euro 2020 gjatë këtij muaji, me dy ndeshje të tjera.

Në listën e publikuar nga Gareth Southgate për këto dy ndeshje, nuk është parë emri i yllit të Manchester City, Kyle Walker.

Kjo mungesë, sipas Guardiolas, duhet të shihet vetëm si një sfidë për Walker, për ta rifituar vendin e tij.

“Është një sfidë e madhe për të që t’i tregojë elektorit se sa i mirë është dhe se është i gatshëm të kthehet” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Ai është lojtari i mrekullueshëm, fizikisht i fortë dhe i shpejtë. Ne do të tentojmë ta ndihmojmë atë meqë jemi bashkë” ka thënë tutje spanjolli.

Walker ka një konkurrencë të fortë edhe tek Man City, ku për pozitën e krahut të djathtë konkurron me Joao Cancelo. /Lajmi.net/