Guardiola: Kishim mjaftueshëm durim, rezultat i mirë por në Madrid do të jetë vështirë
Pep Guardiola është shprehur i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij në ndeshjen kundër Atletico Madrid.
Sport
Trajneri spanjoll drejtoi skuadrën e tij në një fitore të rëndësishme 1:0, përballë një kundërshtari që vetëm mbrohej – dhe mbrohej mirë.
Guardiola e pranon se pati shumë vështirësi dhe e di se do të jetë vështirë të ruhet ky rezultat. Megjithatë, shprehet i lumtur për fitoren.
“Ndeshje e vështirë. Kundërshtar i fortë. Për 25-30 minuta ata luajtën 5-5. Ne ishim mjaftueshëm të durueshëm, përveç në 5-10 minutat e para të pjesës së dytë. Nuk sulmuam me ritmin e duhur, por po, rezultat i mirë”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.
“Për fat të keq, humbëm disa shanse. 1:0, 2:0 të shkosh në Madrid.. është e vështirë”, shtoi spanjolli. “Duhet të ruajmë emocionet dhe të bëjmë punën tonë në Madrid. Do të ketë një gjyqtar, në një stadium dhe ambient fantastik”, ishin fjalët e Pep.
Skuadra e Manchester City ishte absolutisht dominuese në takimin e parë. Bazuar nga pasqyra e ndeshjes së sotme, nuk pritet të jetë e vështirë. Por, Diego Simeone do të ketë diçka më shumë për të thënë para tifozëve të flaktë në ‘Wanda Metropolitano’. /Lajmi.net/