Guardiola ka një ide se kush mund ta zëvendësojë atë tek Man City

Pep Guardiola duket se ka zgjedhur pasuesin e tij për postin e trajnerit tek skuadra e Manchester City.

Sport

21/09/2019 09:18

Ish trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munich beson se Mikel Arteta është një nga ata që mund ta zëvendësojë atë në postin e trajnerit.

Arteta është asistenti i tij tek Manchester City, dhe Guardiola beson se ai është pjekur mjaftueshëm sa për ta zëvendësuar punën e tij.

“Jam shumë i sigurt (se ai mund të pasojë punën time). Ai do të ketë sukses” ka thënë Guardiola për Arteta, transmeton lajmi.net.

“Herët ose vonë do të ndodh. Ai është i ri, trajner i ri. Ai tashmë ka eksperiencë, pasi ka pasur lojtarë të mëdhenj dhe skuadra të mëdha në udhëheqje” ka shtuar tutje spanjolli.

“Ai është i jashtëzakonshëm. Trajner i jashtëzakonshëm. Ai do të ketë shumë sukses në të ardhmen” ka thënë Pep për Arteta.

Mikel Arteta ishte një nga emrat që shihej si opsion për ta drejtuar skuadrën e Arsenal, para se Unai Emery të merrte punën. /Lajmi.net/