Guardiola i frikësohet ‘Anfield’: Është terreni më i vështirë në Evropë

Pep Guardiola e di se do të ketë një test tejet të vështirë në fundjavë, në udhëtimin tek Liverpool.

Sport

08/11/2019 16:16

Manchester City udhëton drejt ‘Anfield’, me synimin tek tri pikët, për të ngushtuar diferencën me ‘Reds’ që mbajnë kreun e tabelës.

Para kësaj ndeshje, Guardiola e di se do të ketë punë të vështirë, pasi sipas tij, ‘Anfield’ është terreni më i vështirë në Evropë.

“Anfield është terreni më i vështirë në Evropë” ishte përgjigja e shkurtër e Guardiola, i pyetur për presionin para takimit, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se punët për Man City vështirësohen edhe më shumë, kur bëhet e ditur se Ederson do të mungojë në derbin e sezonit. /Lajmi.net/